Vranësira e reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët e vende-vende do të ketë edhe riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet që të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë”, ka njoftuar IHMK.

Leave a Reply