Ndryshimi i masave kufizuese, vjen Lajmi i Fundit nga Ministria e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha sot në ora 14:00 do të takohet me kryetarët e komunave e për të diskutuar lidhur me situatën pandemike.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po në ora 14:00 do të ketë takim”, ka thënë Ibrahimi

Kujtojmë që nesër bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply