“Rikthehet” vera në Kosovë, nesër e pasnesër rriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në Kosovë.

 

IHMK në një komunikatë për media ka bërë të ditur se do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Lajmi.net/

Leave a Reply