Ikja e të burgosurit nga Dubrava, SHKK suspendon dy zyrtarë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë, lidhur me rastin e ikjes të dënuarit M.K. nga Qendra Korrektuese në Dubravë të dielën.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinioni publik se ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e largimit të të dënuarit M. K.

Njoftimi i plotë:

SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues

Prishtinë, 10 shkurt 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinioni publik se ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e largimit të të dënuarit M. K.

Po ashtu, SHKK ka marr vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, – L.R dhe B.H.

Ky – Vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.